Një ortek i madh ka izoluar tërësisht fshatin Val Martelos në Itali ditën e sotme.
Një video e filmuar nga banor i zonës ka shtangur të gjithë publikun në rrjetet sociale, teksa masivi i dëborës rrëshqet dhe mbulon të gjithë fshatin duke kaluar mes banesave.
Raportohet se niveli i dëborës së rënë është 2 m, ndërsa është ndërprerë totalisht energjia elektrike dhe komunikimi telefonik. Shumë forca zjarrfikëse kanë zbarkuar në zonë për të evakuar banorët.
http://www.trentotoday.it/cronaca/valanga-paese-val-martello.html?jwsource=cl