Fama e Johnny Depp “gati më mbyti”/ 24-vjeçarja i jep fund marrëdhënies me superyllin e hollivudit

0
139

Polina Glen, 24 vjeç, i dha fund marrëdhënies së saj me superyllin 56-vjeçar Johnny Depp dhe u largua përsëri në atdheun e saj, pasi nuk mund të duronte më  “vëmendjen e frikshme” publike.

Historia e tyre u raportua atëherë kur Glen ishte vetëm 17 -vjeç dhe kërcente në një  klub nate në St Petersburg.

Marrëdhënia e saj me Depp thuhet se ishte formuar ndërsa po shërohej nga martesa e tij tronditëse me aktoren Amber Heard dhe divorcin pasues. Divorci u finalizua në Janar 2017, dhe mendohej se cifti po shkonte drejte marteses pasi ata nisen bashkejetesen e tyre vetem disa jave pas njohjes.

Por tani çdo mendim për një martesë është hedhur poshtë nga burime të Hollivudit. Një i brendshëm i ngushtë tha: ‘Polina e urrente vëmendjen që marrëdhënia e saj sillte’
“Tani ajo është kthyer në Rusi dhe i tha Johnny-it  se të martoheshin ishin çmenduri.”

Valltarja raportohet të ketë thënë para disa javësh  se Depp dukej i dësjpëruar për të takuar babanë e saj Genadi dhe nënën e saj veterinare Irina – e cila është katër vjet më e re se ai.

‘Johnny është shpërqendruar nga mosmarrëveshja e tij me Amber dhe ajo nuk mendonte se ishte koha e duhur që ata të angazhoheshin për asgjë ‘-thonë miqtë e saj.

Sipas burimeve Polina mendohet se e ka kaluar pranverën dhe një pjesë të verës duke lëvizur  mes shtëpisë së Johnny në Hollivudit dhe Rusisë, por tani është kthyer në shtëpi – për të ardhmen e parashikueshme

Pasi Depp dhe Heard u ndanë, ai ra dakord t’i paguante asaj 5.6 milion £, të cilat ajo tha se do t’i dhuronte dy bamirëse.

 

 

Standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here