Nga Sali Berisha
Kosova ben histori!
Ndeshja me Angline, lajmi sportiv boteror i dites. Suksese! sb
Kosova vazhdon të befasojë botën kur bie fjala te futbolli. Edhe pse ata e humbën një shans për kualifikim në Europian, sërish kanë mundësinë që të kualifikohen përmes Ligës së Kombeve.
Por këtë herë, mediat më të mëdha në botë nuk po flasin për talentin e lojtarëve shqiptar.
Pas ferrit që pësuan në një tjetër vend ballkanik, në Bullgari, lojtarët e Anglisë kanë mbërritur në Kosovë me një tjetër atmosferë. Nju Jork Tajms shkruan se mikpritja për lojtarët me ngjyrë si Sterling ka qenë fantastike.
“Mirësevjen vëlla”, ishin pankartat e mikpritjes.
Në aeroport, lojtarët janë pritur me duartrokitje dhe tufa lulesh. Trajneri Sauthgejt tha se kjo është mikpritja më e bukur që kanë marrë ndonjëherë.
Nga ana tjetër, edhe tifozët anglezë kanë mbetur të mahnitur. Disa kosovarë thanë se janë gati të ofrojnë pije falas për ta, por vetë anglezët thonë se nuk është nevoja.
“Për 30 euro kam pirë 20 birra dhe kam ngrënë tre herë. Kosova qenka vendi më i mirë në botë,” tha një tifoz anglez i habitur.