Mandy Pollard, nga Peterborough në Cambridgeshire, së pari vuri re një shenjë në majë të hundës së saj dy vjet më parë.
Pas kësaj, 37-vjeçarja vendosi të kërkojë këshilla mjekësore pasi që ajo çdo herë po zmadhohej, dhe hetë pas here po i rrjedhte gjak gjatë natës, shkruan Daily Mail
Mjekët i dhanë asaj goditjen shkatërruese që gunga ishte kanceroze, duke e paralajmëruar që ajo të përballet me kërcënimin se do të kishte nevojë për hundë të amputuar.
Duke kujtuar diagnozën e saj, zonja Pollard tha: ‘Unë thjesht prisja të shikoja kirurgun që të më përshkruante ndonjë krem steroide ose diçka tjetër. Por kur arrita atje ai tha se më duhej ajo copë e hundës. Unë i thashë jo pasi që nuk isha e shqetësuar, nuk dua ta bëj atë. Por ai më tha nëse e lë atë, atëherë brenda pesë deri në dhjetë vjet do të kthehem në atë karrige duke u thënë se duhet ta heq hundën.