Justifikimi i Borchardt për gishtin!! Si mund ta besojmë ku video flet qartë…

0
152

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë  një akt jo civil dhe i dënueshëm. Ambasadori Borchard, nuk është hera e parë që tregohet i njëanshëm. Ai bën veprime të tilla se i shkon veprimeve që bën edhe kryeministri. 

Ambasadori, teksa po ecte me kurrizin prapa protestuesve, u ka ngritur gishtin e mesit, gjest i cili ka bërë që të ketë reagime të ashpra nga qytetarë e nga partitë opozitare në Shqipëri. Por si mund ta besojm me keto justifikime kur cdo gje u pa qarte.

 

Por ai sqaron se nuk ishte në dijeni të këtij tubimi. Më tej, Boarchardt shton se në moment që po kalonin rrugën iu afruan disa burra që po i shanin dhe po bërtisnit.

Ai tha se personat që bënë këtë gjest nuk ishin gra, por burra. Më tej diplomati rrëfen se është gjetur i papërgatitur dhe se ka menduar se janë të njëjtët persona që e vendosën shënimin në apartament tij e tij.

PANORAMA.al: Ambasador, ju keni pasur edhe një incident me disa banorë protestues. Pas atij gjesti, ata kanë kërkuar largimin tuaj nga posti që mbani. I keni marrë ndonjëherë në konsideratë thirrjet e tyre?

Bernd Borchardt: Faleminderit për këtë pyetje. Më jep mundësinë të nxjerr në pah disa elemente të rëndësishme. Kisha dalë për shëtitje me  bashkëshorten time atë mbrëmje, pa qenë në dijeni se po zhvillohej një protestë përpara Drejtorisë së Policisë, aq më pak  të dija se për çfarë po bëhej protesta.

Papritmas, na u afruan disa burra, njerëzit bërtisnin duke na sharë dhe silleshin në mënyrë agresive. Më duhet ta theksoj, ishin burra, jo gra apo  fëmijë, siç po pretendojnë disa media tani. Kjo na gjeti tërësisht të papërgatitur mua dhe bashkëshorten time dhe ajo, me  të drejtë, u frikësua.

Nëse e shihni fytyrën e saj të tmerruar, në  videon e shpërndarë gjerësisht, atëherë e kuptoni se çfarë ndodhi. Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte, u ndiem të kërcënuar drejtpërsëdrejti dhe u çorientuam. Mendova se ishin të njëjtët  dhunues që na terrorizuan në apartamentin tonë, në katin e 12-të, në mesnatë, në maj të vitit 2019, dhe e humba kontrollin emocional për pak sekonda.

U pendova dhe kërkova ndjesë menjëherë, duke kuptuar që mund të kem fyer njerëz të tjerë, ata të cilët po protestonin përballë zyrave të Policisë dhe për ankesat e të cilëve nuk kisha dijeni. Ende më vjen keq dhe ende i qëndroj ndjesës publike që kam bërë. E shikoj tani se si disa  media e vendosin këtë incident në rrotullën politike. Ky keqinterpretim bëhet me keqbesim dhe është i motivuar politikisht.

Ambasadori-OSBEAmbasadori-OSBE-gishti-Sqarimi-Panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here