Presidenti Ilir Meta tha në Open se do t’i shkojë deri në fund kësaj beteje që ka nisur për disa diplomat.
Duhet ta kuptojë çdo vagabond ndërkombëtar, se Presidenti i Republikës do të jetë shumë i qartë në raport me ata që fyejnë popullin shqiptar- tha Meta.
“E kuptoj që ju doni një listë sa më të gjatë. Unë si kam hapur luftë askujt dhe nuk kam ndërmend të reformoj perëndimin. Vjedhja e disa ndërkombëtarëve janë aq të mëdha saqe nuk mbulohen dot, nuk fshihen dot” tha Meta.