Kreu i shtetit ka nisur sot takime me faktorët politikë në vend dhe personalitete për të diskutuar për krizën politike dhe kushtetuese në të cilën ndodhet vendi.
Pas takimit me krerët e opozitës, Presidenti është takuar pasdite me ish-Presidentin Rexhep Meidani.
“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan kreu i shtetit në një publik në Facebook.
Presidenti pritet të takohet me gjithë ish-krerët e shtetit shqiptar.