Opozita e gatshme të hyjë në zgjedhje që nesër! Çfarë paralajmëron përfaqësuesi i PD-së??

0
156

Përfaqësuesi i PD-së në tryezën për Reformën Zgjedhore, Ivi Kaso ka deklaruar sot se opozita është e gatshme të hyjë në zgjedhje që nesër, ndonëse ka theksuar se “reforma zgjedhore do të zgjasë”.

Përgjigja e tij erdhi pas pyetjes nëse PD është gati të hyjë në zgjedhje të parakohshme me këtë sistem zgjedhor, një kërkesë e parashtruar edhe pak më parë nga kryedemokrati, Lulzim Basha.

“Basha ka folur për zgjedhje të parakohshme dhe është një qëndrim i konsoliduar i opozitës, duke filluar që nesër. Reforma zgjedhore nuk mbaron nesër, por opozita i ka të gjitha mekanizmat. Kemi përfunduar edhe procesin e riorganizimit”, tha Kaso.

Gjithashtu Kaso tha se mazhoranca nuk është shprehur as pro as kundër propozimit të opozitës për financimin 100% të fushatave zgjedhore nga buxheti i shtetit.

“Prania jonë tregon angazhimin tonë në Reformën Zgjedhore. Mazhoranca nuk ka shprehur qëndrim të qartë për propozimin tonë. Nuk e prekën çështjen e financimit dhe nuk pati ndonjë reagim negativ në lidhje me propozimin. As nga PS nuk vërejtja ndonjë mbyllje të propozimit tonë. Opozita me anë të ekspertëve të saj do të bëjë të pamundurën që propozimet e saj të detajuara të jenë në dispozicion të publikut sa më parë të jetë e mundur. Hapat e tjerë të miratimit formal nuk mund të parashikohen në këtë moment”, u shpreh Kaso.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here