Policia e Kukësit ka arrestuar dy persona që u kapën duke transportuar 12 shtetas sirianë.
Në pranga ranë:
-B. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMË po transportonte 5 shtetas sirianë
-M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, që u kap në aksin Kukës-Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.
Uniformat blu raportojnë se shtetasit sirianë nuk dispononin dokumente identifikimi.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.