Fundviti i 2019-ës po gjen mes katër rrugësh qindra e mijëra familje të cilët mbetën pa strehë për shkak të ndërtimit të projekt tenderit të “Unazës së Re”. Protestat maratonë në cdo ditë të këtij viti ishin kryefjala e lajmeve të aktualitetit në vend. Dhuna fizike e psikologjike e ushtruar ndaj banorëvë për ta mbante emrin “Edi Rama” . Edhe pas aksionit të madh të ndërmarrë nga IKMT-ja ku u shëmbën më shumë se 33 banesa gjatë lotit të parë, banorët nuk ndalen duke protestuar duke kërkuar kompensimin e pronave të tyre. Në një intervistë për gazetën “Standard” Klevis Balliu, deputeti i cili u ka qëndruar pranë të gjithë banorëve duke u dhënë mbështetjen e pakushtëzuar tregon për aksionin e fundit të IKMT-së ku policia e shtetit ushtroi dhunë barbare e shpëndau gazlotsjellës ndaj banorëve , një pjesë e të cilëve përfunduan në spital .Gjithashtu Balliu flet për tenderat korruptive si edhe për ccështjen e kompensimit. Po ashtu ai komentoi edhe zhvillimet e fundit politike në vend, si ccështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese si edhe shpalljen “non grata” në Presidencë te ambasadorit të OSBE-së.
Intervistoi: Albina Elezi
1- Një ditë më parë ju publikuat dokumente të reja kompromentuese ku thuhej se projekti i Unazës së Re është krijuar për tu vjedhur, ku në deklaratë përmendët dhe kompanine “Ave Consulting” . Kjo e fundit sipas jush ka qenë donatore në Agjensinë e Rrugëve. Si qëndron e vërteta e kësaj çështje?
Neve kemi publikuar dokumenta të cilat janë shtetërore dhe zyrtare ku faktojnë se nuk është berë një studim teknik përsa i përket Unazës së Re. Duhet kuptuarr që përpara se të behet 1 projekt zhvillohet një studim i cili përcakton kostos, gjithashtu dhe sa banesa do të prishen dhe në ç’mënyrë. Konkretisht “Ave Consulting” nuk e ka një topograf dhe këtë e vërteton shkresa qe ka dërguar ministria e energjitikës duke u kthyer përgjigje grupeve të interesit, në të cilët rezulton se çdo kompani përfshirë dhe “DA Albania” e cila nuk ekzistonte si kompani pasi ligjërisht nuk i njihej pronari dhe asnjë punonjës , pra ishte një kompani fantazmë. Ata morën mundimin për të shpikur një emër “Pam Anderson” për të treguar së kemi një topograf . E vetmja kompani që nuk e ka topografin është “Ave Consulting” dhe këtë e vërteton me së miri shkresa e ministrisë, e firmosur nga sekretari i përgjithshëm , kjo tregon se duke mos pasur një topograf nuk kanë bërë asnjë studim dhe kostot i kanë vendosur vetë sipas qefit qeveritarët për të vjedhur plot 40 milion euro , prandaj del 20 milion/km. Gjithashtu faktohet se nuk ka një miratim se cilat shtëpi prishen. Në rastin konkret është banori Shpëtim Billa i cili në një të shkuar nuk prekej nga projekti , ndërsa në ditët e sotme po , pasi qeveritarët e zgjerojnë si te duan ata nga 15 metra deri 28 m dhe në momentet që flasim ka shkuar në 48 m. Kjo vjen si shkak i mungesës të topografit dhe studimit. Është e detyrueshme me ligj që të bëhet studimi topografik po ashtu dhe konsultimi me komunitetin për çështjet e mjedisit, se cfarë imapkti do të ketë në mjedis 1 projekt dhe kjo është e detyrueshme me ligj. Këto ligje janë shkelur të gjitha . Disponojmë një dokument ku Afrim Qendro i thotë grupeve të interesit se : “Po ne e kemi bërë studimin teknik” por këtë e hedh poshtë vetë shkresa e ministrisë së energjitikës. Ai pranon që e ka por nuk pranon që t’ua japë grupeve të interesit, çka është e detyrueshme, por realisht atje nuk ka një studim. Te vetmet projekte që gjenden janë , projektet e vjedhjeve dhe i pallateve të cilat në shpesh herë i kemi publikuar. Këto pallate po ndërtohen dhe në momentet aktuale që në flasim . Mbi të gjitha kompania “Ave Consulting” e ka sponsorizuar këtë projekt ,kjo është e ndaluar me ligj, konkretisht , neni 1 i ligjit të sponsorizimeve, pra nuk të jep të drejtën të bësh sponsorizime për projekte urbanistike. E drejta e tyre është mbi projekte me bazë enciklopedike sportive , kulturore , etj. Presidenti i kësaj kompanie ka një konflikt interesi , pasi njihet si kompani e cila ka marrë nga Artan Lame tender për procedurat e lejeve të legalizimeve. Zotëria i cili cakton me 1 projekt se cilat shtëpi prishen është i njëjti person që mërret dhe me lejet e legalizimeve. Gjithashtu gruaja e tij është e punësuar tek Artan Lame si drejtoreshë që është një tjetër konflikt interesi. Për këto arsye sot do ta dërgojmë dosjen në prokurori, e cila ka për detyrë të nisi hetimet menjëherë dhe të pezullojë punimet. Ky projekt po bën gjenocid, shtëpitë e atyre qytetarëve po vidhen për të ndërtuar kështjella të oligarkëve dhe fëmijëve të ministrave e të pushtetarëve të cilët janë të lidhur me kkrimin drogën ku është faktuar me qindra mijëra herë.
2- Mëngjesin e 12 nëntorit nisi aksioni i madh i IKMT-së në zonën e Astirit ku gjatë lotit të parë u shembën 33 banesa , ndërkohë që pati përplasje të shumta mes policisë dhe banorëve. Si do ta komentonit qëndrimin e policisë shtetit ndaj qytetarëve?
Duhet të theksojmë se ata përdorën si justifikim ritenderimin e lotit për të ndërhyrë e për të dhunuar qytetarët . Ajo që më shqetëson më shumë dhe që mediat nuk po e përmendin aspak është fakti që kompania Salillari është nënhetim për lotin numër 2 nga prokuroria dhe kjo kompani në një lot tjetër fiton tenderin , si ka mundësi? Kur kjo kompani po hetohet për të njëjtin projekt në lotin 2 pasi ka qënë Salillari tek loti 2 . Qeveria ka deklaruar se loti 2 dhe 3 nuk bëhet ndërhyrje pasi janë nën hetim . Si fiton tender , Salillari, i cili ka dhe konflikt interesi dhe me INK-në ,por ai nuk duhet të ishte lejuar as të marri pjese , duhet anulluar tenderi me gjithçka tjetër pasi kështu e parashikon ligji. Nuk mundesh të fitosh tenderin kur hetohesh për të njëjtin projekt në një tender tjetër për shkak se është i ndarë në 3 lote. Është absurde kjo situatë nuk përsëritet në asnjë vend të botës , vetëm prokuroria shqiptarë i arrin këto gjëra. Përsa i përket dhunës ka qenë makabre, efektivët kanë mbërritur rreth orës 5:30 të mëngjesit duke sulmuar më gaz lotsjellës brenda ambienteve të mbyllura ku është kategorikisht e ndaluar në Konventën ndërkombëtare. I kanë dhunuar qytetarët me gurë, shkopa gome por nuk kanë munguar as shkelmat. Të përfshirë në dhunë janë gjenduar burra e gra në moshë e po kështu nuk janë kursyer as më fëmijet. Në qoftë se në shtëpinë, lokalin e Skendër Dodës nuk do të kishte derë pas , në atë aksion do të kishte pasur viktima për shkak të asfiksimit. Ka me dhjetra qytetarë të cilët nga dhunimi kanë përfunduar në spital, njëri prej tyre ka dëmtuar kockat e thembrës, ndërsa një tjetër ka një problem me mushkritë. Është dhunuar barbarisht e goditur me grushta nga policia një invalid. Efektivët kanë sulmuar në mënyrë terroriste, c’njerzore me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut . Qeveria nuk ka sjellë asnjë përfaqësues përgjatë këtij viti derisa shkuan duke shkelur me forcë të drejtat e tyre , për të cilën do të mbajnë përgjegjësi absolute .
3-A ka PD-ja një plan sesi qyetaret ti “shpëtojne” pronat e tyre nga rrënimi?
Përssa i përket banorëve të Unazës, PD-ja ka deklaruar së do të shpërblehen të gjithë cent për cent nën qeverisjen tonë. Do ti qëndrojmë kësaj deklaratë e cila nuk mbetet me kaq pasi ne kemi dhe një konkratë me banorët . Gjithashtu në do të vendosim përpara përgjegjësisë të gjitha ata që duan ti vjedhin qofshin këta zyrtarë të shtetit apo privat , po kështu dhe efektivët që i kanë dhunuar . Çdo polic apo drejtor do të vihet përballë drejtësisë . Ka ikur koha kur në Shqipëri nuk mbahej përgjegjesi , kush ka vjedhur , dhunuar do të shkojë në burg.
4-Përsa i përket procesit të legalizimeve, si do të proçedohet?
Edi Rama pasi i mashtroi banorët për legalizim falas bëri një ligj. Një herë e një kohë ka qënë në funksion ligji legalizim-urbanizim nëse do behej një projekt në bazë të këtij ligji qeveria ishte e detyruar të legalizonte automatikisht përpara së të nxirrte banorët jashtë shtëpie. Duke bërë legalizimin merrej dhe shpronësimi. Rama e ndryshoi projektin duke e kthyer urbanizim-legalizim “ Të bëj projektin , të prish shtëpiat , e në qoftëse tepron diçka do të legalizoj shtëpinë”. Arsyeja është një e vetme, ka vjedhur cdo cent të buxhetit të shtetit e si rrjedhojë nuk ka para për të bërë shpronësimet , përdor dhunën dhunën shtetërore e policore si të ishin organizata terroriste që dhunojnë qytetarët e lirë të demokracisë . I dhunon , i nxjerr nga shtëpitë ju vjedh paratë me të cilat ndërton kullat me me të cilat bën biznes me oligarkët ku pastrohen paratë e drogës të mbjellur gjatë gjiithë kësaj kohe në Shqipëri . Janë 200 mije hektarë tokë të mbjellura me kanabis që kanë prodhuar qindra milione euro te cilat duhen pastruar tek pallatet . Lavatriçja me e madhe e europës emërohet Erion Veliaj i cili ka marrë përsipër ta bëjë këtë gjë . Kjo është arsyeja që ka mbi 800 mijë pallate por që nuk u njihen pronarët . Cështja e legalizimeve ka qenë është dhe mbetët një nga çështjet më serioze dhe sensitive . PD ka nxjerr dy VKM , 2011-2012, në kohën e qeverisjes së partisë demokratike nuk ka pasur kurrë diskutime për shpronësimet . Flora Mandri (banore e bregut të lumit)nuk ka marrë asnjë qindarkë e po kështu asnjë tjetër nga banorët e unazës . Vetëm 8 persona kanë marrë paratë për shpronësimet dhe këta kanë rënë dakord me qeverinë si pjestar të tyre sepse kanë marrë leje ndërtimi . Ne do ti gjejmë zgjidhje të gjithave , ashtu siç u kemi gjetur zgjidhje qindra problemeve të tjera . Rama jo vetëm jo vetëm që nuk u gjeti zgjidhje por mbi të gjitha i dhunoi , masakroi. Ne po nxjerrim prova për të gjitha.
5- Dje presidenti shpalli ambasadorin Bochard “non grata”. Duke risjellë në vemendje gjestin e tij kundrejt banorëve te Astirit rreth nje muaj me pare cili do te ishte gjykimi juaj ?
Së pari dua të përshëndes veprimin e presidentit , i cili ishte një veprim i drejtë. Tregoi që presidenti Ilir Meta ka për qëllim mirëqënien dhe standardet e institucioneve, por mbi të gjitha dinjitetin e qytetarëve shqiptare. Me atë ofezë e cila në Gjermani apo Austri dënohet me gjobë deri në burg . Ai zotëria ua bëri gjestin protestueve në rrugë . Duhet të theksojmë se ambasadorët e kanë të ndaluar të afrohen në vende ku ka tubime. Persa i përket gjestit në atë protestë ka qenë motra ime, së bashku më banorët kam qenë dhe unë në rajon. Ai atë gjest e ka bërë dhe kundrejt familjes time. E falënderoj presidentin për vendim e marrë si qytetar ndaj Bochard. Ai duhet shpallur “non grata” në çdo vend pasi është një veprim i turpshëm që tregon se ai nuk ka asnjë punë me OSBE-në por me rilindjen duke treguar kështu një gjest prej militanti. Bochard është një nënpunës i Edi Ramës. OSBE nuk është institucioni i gishtave por është një institucion serioz që ka ndihmuar Shqipërinë në këtë tranzicon të gjatë i cili është zgjatur për shkak të banditëve si Rama dhe antarëve të tjerë të kabinetit të tij.
6- Së fundmi ka një përplasje mes presidentit dhe mazhorances dhe po kështu KED-së për emërimin e antarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Si e gjykoni këtë çështje?
Asnjë njeri nuk ka thënë që drejtësia në Shqipëri ka qenë e jashtëzakonshme , vazhdimisht ka pasur probleme të theksuara por fatmirësisht kishim Gjykatën e Lartë e Kushtuese, e cila ka hedhur poshtë disa herë qeverinë për pushtet , përfshirë partinë demokratike apo socialiste. Kemi pasur gjykata të cilat nuk i kemi sot .Reforma në drejtësi me 140 vota në parlament u shkatërrua nga Edi Rama me qëllimin e vetëm për të kapur drejtësinë. Ketë e faktojnë skandalet e njëpasnjëshme të publikuara nga Unaza, droga e gjithçka tjetër. Fakti që këto skandale janë të vërtetuara kuptohet me së mire se përse dëshiron të kapë drejtësinë , sepse nuk do të shkojë në burg . Nëse mund ti vesh një fytyrë korrupsionit në drejtësi , ajo është Ardian Dvorani. Nëse ka një simbol të drejtësisë së kapur, të vjedhur, te drejtësisë së pushtetarëve mbi gjakun e qytetarve shqiptarë është një e vetme ajo e Dvoranit , kur përmendet ai emër do të thotë qe drejtësia është e kapur, kur thua Dvoran do të thotë që s’ka drejtësi . Qeveria e ka të partisë së tij që në kohë të Ramiz Alisë në diktaturë është i partisë tyre , është ushtari i tyre. Nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë, nuk ka justifikuar asnjë cent të parave që ai disponon. Para 6 vitesh , 70% e çeshtjeve mes qytetareve dhe qeverisë qendrore fitoheshin nga qytetarët , ndërsa në ditët e sotme rreth 80% e atyre çështjeve fitohen nga qeveria. Kush është kryetari i KLP-së që merret me prokurorët? Ku është prokuroria? Ku është dosja 184 dhe 339 , ku janë dërguar? Procedimet penale ndaj policisë, kallëzimet që kemi bërë ndaj Veliaj? Asnjë dosje s’ka kapur kjo qeveri. Kryetari i KLP-së kunati i Mimi Kodhelit, çfarë do bëjë ai do fusë në burg Mimi Kodhelin për radarët kur të hetohet droga. Se ato i ndizte dhe i fikte Mimi Kodheli. Kush mban përgjegjësi se nuk ka gjykatë të lartë ? Qindra e mijëra çështje të qyetarve nuk po merren parasysh . Ndërkohë ata rrinë varur derisa Rama të kapë drejtësinë . Kjo është e patolerueshme. Edi Rama njihet nga diktatorët nga Enveri e të tjerë kë ka korruptuar i ka futur në burg arrestuar dhe vrarë. Të gjithë këta do të vuajnë njësoj . Një akt tjetër që fakton se Rama do të kapë drejtësinë ishte kur shkoi te noterja, berberja apo parukierja për tu bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ketë nuk e arrin dot , pasi e emëron Presidenti i Republikës por Edi Rama nuk njeh institucion , nuk njeh përgjegjësi. Ai njeh vetëm vjedhje dhe bashkëpunimin e tij me krimin e organizuar Narko shteti , pa drejtësi, me drejtësi Dvoranësh. Rama 90% të urdhrave të tij i jep nën doza të forta të kokainës. Kjo është e vërteta , ndaj mendoj që është thelbësore që qytetarët,studentët, mjekët gazetarët, intelektualet duhet të ngrihen të gjithë së bashku dhe me çdo mjet duhet të largojmë këtë pushtet të droguar e të inkriminuar që ka krijuar Edi Rama.