E padëgjuar/ Vret fqinjët se i vodhën fjalëkalimin e WiFi-së

0
135

Një burrë në Pakistan raportohet se është arrestuar për vrasjen e një babai dhe të birit të tij që jetonin afër tij – dhe e gjitha kjo ndodhi vetëm pse pretendonte se ata ia kishin vjedhur fjalëkalimin e WiFi-së, shkruan Independent.

Policia ka deklaruar për mediat lokale në Karachi se janë duke vazhduar hetimet, kurse të afërmit e viktimave pranuan se ata ishin kërcënuar me vdekje nga i dyshuari qysh para se të kryente vrasjet.

 Ai kishte pasur mosmarrëveshje me fqinjët për më shumë se dy muaj, e sipas policisë lokale bëhet fjalë për burrin e identifikuar si Qasim që kishte kërcënuar me vdekje një baba dhe të birin e tij.

 E pasi i dyshuari ishte arratisur, disa ditë më vonë është kapur nga policia në qytezën Shah Latif, e pasi u morr në pyetje pranoi se kishte vrarë fqinjët.

Policia ka identifikuar edhe viktimat – Farooq një punëtor i fabrikës së përpunimit të çelikut dhe djali i tij Haris që ishte student në Universitetin e Karachit.

Përdorimi i WiFi-së se dikujt tjetër pa leje nuk është diçka ilegale në Pakistan, por disa e shohin nga aspekti fetar si “vjedhje” siç ishte rasti në Dubai, ku vjedhja e fjalëkalimit të WiFi u cilësua si “vepër penale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here