“Kampion përmes skamjes”/ Boksieri nga Vlora: Më dhanë 14 mijë lekë për titull, nuk mjaftuan as për të blerë doreza…

0
235

Klevis Çela është boksieri nga Vlora, i cili u shpall kampion i Shqipërisë për peshat 50 kg, në Kampionin Kombëtar të boksit, që u zhvillua në tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës.

30-vjeçari ka tetë vjet që e praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan, ku rrëfeu vështirësitë me të cilat e ka përballur jeta që kur ishte fëmijë.

Klevisi, i cili vjen nga një familje shumë e varfër, i është dashur të punojë që në moshë të vogël.

Për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë, ai u detyrua të mos e vazhdojë as gjimnazin dhe të punojë që në moshën 12-vjeçare në lokalet e qytetit të Vlorës, për të siguruar të ardhura për veten dhe familjen e tij.

Ai tregoi se pasi u shpall kampion kombëtar për peshat 50 kg, gjë për të cilën u stërvit intensivisht dhe aplikoi një dietë rigoroze për rënien nga pesha, u shpërblye me vetëm 14 mijë lekë të reja, të cilat nuk i mjaftuan as për të blerë një palë doreza boksi. Kjo mund të cilësohet si një tjetër turp i madh për shtetin, që nuk i vlerëson talentet, kampionët dhe ata që kanë sakrifikuar mes vështirësive të papërshkrueshme me fjalë, për të arritur edhe gjëra që për të tjerët cilësohen të parealizueshme.

Mes lotësh, ai rrëfen: 

Kam marrë 140 mijë Lekë të vjetra. Kam pasur shumë momente të vështira në jetë. Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan) Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit. Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam …”

Realiteti i hidhur e përballi me vështirësi të mëdha, por boksi për të ka qenë i vetmi “shpëtim” dhe pasion që ia ka lehtësuar sadopak vuajtjet.

Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër me nënën, babain, motrën dhe tezen e cila ka shumë probleme shëndetësore. Të gjithë presin prej tij. Skamja dhe varfëria nuk e mundin këtë kampion, i cili thotë se zgjodhi të ishte sportist dhe jo hajdut.

I rritur mes vështirësisë ai ka vetëm ka vetëm një ëndërr, atë të ndjekjes së pasionit të tij. Kampioni ka raste që fle dhe pa ngrënë, për shkak të vështirësive të mëdha ekonomike me të cilat përballet familja e tij.

Historia e Klevisit është mjaft frymëzuese, një kampion i vërtetë që kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrrat dhe pasionet e tij, pavarësisht me fortunat dhe padrejtësitë që jeta e përballi që në hapat e tij të parë në këtë botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here