Vjedhja e kasafortës me 300.000 euro/ Flasin pronarët: Më thanë jemi nga policia…

0
143

Vjedhja e një shume prej rreth 300 mijë euro në një banesë në Fushë-Milot është denoncuar në polici.

Sipas kallëzimit: Në orët e mbrëmjes së kaluar, tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në Fushë-Milot.  Në banesë ndodhej vetëm e zonja e shtëpisë dhe pasi autorët janë paraqitur si punonjës policie, kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë. Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë ata janë larguar.

Sipas zonjës së shtëpisë, ishin tre persona dhe ajo nuk i njihte. Ndërkohë, që sipas të zotit të shtëpisë Taf Shabani, vlera e parave të vjedhura është 300 mijë euro.

Dëshmitë

Në një prononcim për Fax News e zonja e shtëpisë tregoi edhe momentin e grabitjes.

“Erdhën të tre dhe më thanë ku e ke djalin. Unë po bëja një byrek. Më thanë jemi nga policia, ka dalë djali prej burgu dhe e ke fut djalin këtu, më tha mua. Ku e ke strehu me than mua. Ku ke armë thonin se ka djali armë. Se di sa lek me ka marr, se dija sa lek kanë qenë i herë. Mori goca policinë. Ata kishin qenë duke vjedh. Çkanë hek me sharru kasafortën, zhurmë e madhe. Edhe plaçket e nuses i kanë marrë”- u shpreh.

“Kanë marë 300 e ca mijë euro. I kam pas vënë kalajmat në emigracion në Itali”, tha Taf Shabani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here