Një nënë dhe baba u përpoqën të shpërndanin trupin e vajzës së tyre në acid pasi ajo u mbyt në banjë aksidentalisht.
Mbetjet e trupit të 2 vjeçares dhe eshtrat e Rebecka Zavala u gjetën në një kovë në garderobë.
Prindërit, Monica Dominguez dhe Gerardo Zavala-Loredo u arrestuan në shkurt pasi policët kontrolluan apartamentin e tyre në Qarkun Ëebb, Teksas.
Sipas policisë, Dominiguez tha se Rebecka u mbyt aksidentalisht pasi ishte pa mbikëqyrje, shkruan The Sun.
Të dy prindërit u burgosen pasi u deklaruan fajtorë këtë të premte.
Zavala-Loredo u dënua për 14 vjet, ndërsa Dominguez me 20 vite burg.
Asnjëri prind nuk u akuzua për vrasje pasi eshtrat e Rebeckas ishin shumë të dëmtuara për të përcaktuar një shkak të vdekjes.
Sipas policisë, Dominiguez tha se Rebecka u mbyt ndërsa ajo po rrinte pa mbikëqyrje.
Katër fëmijë të tjerë të këtij çifti, mosha e të cilëve varion nga një në 11 vjeç, u vendosën në kujdesin e Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve.