‘Gafa’ tjetër e Ramës/ ‘Kosova pjesë e Serbisë’ edhe në tekstet shkollore! Berisha: Akt i tradhëtisë kombëtare!

0
111

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi një foto, ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, sot publikohen të dhëna të tjera që tregojnë se Rilindja këtë pjesë e ka marrë shumë seriozisht.

Me shumë mundësi, harta e Kosovës e publikuar nga kreu i qeverisë të mos të jetë gafë, por një realitet i hidhur i politikës anti-kombëtare që kjo mazhorancë ka zgjedhur.

Një nxënës nga Ballshi e ka gjetur këtë hartë në tekstin e Qytetarisë, fakt të cilin e ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha.

 

 

 Berisha shkruan në Facebook se sot gjatë ditës dikush i ka dërguar një foto të një librit ‘Qytetaria’ e klasës së 8, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë”.

“Nxënësi dixhital denoncon aktin e tradhëtisë kombëtare të Edvin Mafisë, të cilin Beogradi e ka shtamosur dhe në tekstet shkollore të Shqipërisë!”, shkruan ish kryeministri Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here