Meta shpërthen në akuza të forta/ Ja kush është zyrtari i PS-së që i bëri presion Vitore Tushës…

0
144

Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer në akuza të forta në dalje të zyrës së tij, teksa tha se Fatmir Xhafaj ka ushtruar presion mbi Vitore Tushën, që kjo e fundit të votonte kundër Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk besoj se e keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj që i bëri shtantazh zonjës Vitore Tusha, e cila e kaloi e para Vetingun.

SHBA janë si yll, janë si shpirt, unë ua kam bërë të qartë se do të jem në anën e qytetarëve”.

Me tone aspak të zakonshme për të Meta tha se e vetmja zgjidhje që ka sot vendi është referendumi, ku ai do të jetë në anën e shqiptarëve, ndërsa Rama ‘’me palaçot ndërkombëtarë”.

“Ka vetëm një zgjidhje që është referendumi, unë do të jem në anën e qytetarëve, Rama bashkë me palaçot e tij të pyesin qytetarët”, tha Meta.

“Prandaj larg duart nga Gjykata Kushtetuese.

Hipokritët që duan të cojnë gjoja tani këto akte në Venecia janë hipokritë se duhet të conin zgjedhjen e Arta Markut.

Tani duan ta bëjnë për të shpëtuar Dvoranin, Dvorani ka patur garanci edhe nga disa nderkombetare për të përdhunuar procesin. Zgjidhja është referendumi dhe këtë punë ta vendosin shqiptarët”.

Meta nuk i kurseu as akuzat në drejtim të ambasadës së SHBA-ve në vendin tonë, teksa tha se për Rrugën e Elbasanit nuk mbante përgjegjësi, pasi ajo mund të çonte dhe në Xibrakë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here