Zbulohet skandali i Borchardt/ Akuzohet për ndërhyrje në gjykimet e EULEX

0
181

Një ish-gjyqtar i EULEX-it ka marrë guximin t’i kundërvihet misionit më të madh të Bashkimit Evropian, duke akuzuar për korrupsion, ndërhyrje politike, presion dhe kërcënime për largim nga puna të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk u nënshtroheshin urdhrave politikë.

Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve, Malcomm Simons, ka paditur drejtuesit më të lartë të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, Mats Mattson, Gerrit Sprenger dhe Charles Smith. Ai akuzon EULEX-in dhe një numër drejtuesish të këtij misioni se i kishin montuar tri raste hetimore disiplinore, për ta ndëshkuar për shkak se nuk ishte pajtuar me mënyrën se si po i qaseshin drejtësisë eprorët e tij, raportoi Insajder.  Simons i ka fituar të tre rastet. Insajderi, e ka pyetur EULEX-in nëse është në dijeni të kësaj padie. Kanë thënë se janë në dijeni, por nuk i kanë komentuar akuzat. Simons, zbulon se si edhe gjyqtarë ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, paguheshin dhe merrnin para pa punuar fare. Një gjyqtare, paguhej në Kosovë, ndërkohë që punonte në Gjeorgji si konsulente. Në këtë padi, Simons i ka kushtuar një hapësirë të madhe rastit “Kleçka”, në të cilin ishte i akuzuar Fatmir Limaj, dhe të tjerë dhe Grupit të Drenicës. Të dyja këto raste kishin të bënin me krime lufte. Në rastin e parë, ai zbulon se kishin marrë urdhra politikë për ta dënuar Limajn, ndërsa në rastin e dytë zbulon një aferë seksuale midis dy gjyqtarëve të EULEX-it, të cilët të akuzuarve u referoheshin si kafshë. Ish-gjyqtari britanik, tregon se ishte emëruar kryesues i komisionit disiplinor në rastin e gjyqtarit, Pardal, kur kishte marrë urdhra nga Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, që ta ndëshkonin gjyqtarin.

 

 

“Trupi gjykues i hodhi poshtë pretendimet. Në mëngjes derisa paneli po e shqyrtonte çështjen mora një telefonatë nga shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, i cili më tha që ai kishte komunikuar me ‘Brukselin’ dhe vazhdoi të më jepte mendimin e tij për rastin dhe sugjeroi se si ne mund vazhdonim me gjetjet. Unë i thashë Shefit të Misionit se kjo ishte çështje i takonte panelit (të komisionit disiplinor), dhe se udhëzimi i tij nuk ishte i duhuri. Kjo tregonte për mënyrën në të cilën procesi, i cili do të duhej të ishte i pavarur, në fakt po drejtohej nga jashtë”, shkruan ai në padi. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here