Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama shprehet nepermjet një reagimi në Facebook se qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për Gjykatën Kushtetuese dhe reformën në drejtësi janë plotësisht korrekte.
“Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit! Asnjë dilemë, asnjë mëdyshje. Plotësisht dakord me Departamentin Amerikan të Shtetit: “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”. Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të Kushtetutës dhe përshpejtimit të ritmit të reformave të integrimit europian, në partneritet të plotë dhe strategjik me SHBA. Larg duart e politikës nga reforma në drejtësi, larg duart nga Gjykata Kushtetuese!”,- shkruan Luan Rama në një reagim në Facebook.