Ngjarje e paprecedentë/ Komunistët mësyjnë në shkollë dhe prishin mësimin…

0
129

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në shkollat e Orikumit, ku përfaqësues të Partisë Komuniste kanë prishur procesin mësimor. Burime bëjnë me dije se përfaqësues të tyre kanë shkuar në klasa gjatë orëve të mësimit dhe kanë folur me superlative për periudhën e komunizmit.

Shqetësimi është ngritur nga prindër të fëmijëve të shkollës 9-vjecare ‘’Balil Pelari’ Orikum. Ata thonë se fëmijët janë ankuar në shtëpi për episodet e ndodhura, jo vetëm një herë, por në mënyrë te perseritur. Sipas tyre rasti i fundit ishte zëvendësimi i orës së muzikës e në vend të saj ka qenë pikërisht vëllai i administratorit të njësisë administrative Orikum, Neki Haskocelaj që ka folur para fëmijëve për bëmat e komunisteve, duke fyer, e folur me fjalë të ashpra me fëmijët që vinin nga familje të djathta.

Ata fëmijë që kanë kundërshtuar këtë orë ‘të jashtme’ mësimore janë etiketuar si fëmijë tradhtareëh në mes të shokëve. Kjo ka shkaktuar trauma për disa prej tyre, dhe ka bërë që të ketë edhe disa reagime në rrjetet sociale nga prindër të këtyre fëmijëve.

Të kontaktuar nga gazetarja e Fax News Afrovita Hysaj, prindërit nuk kanë pranuar të prononcohen në media, për të mos dëmtuar fëmijët në shkollë, por ata shtojnë se kanë kërkuar informacion në drejtorinë e shkollës. Informacion që u është mohuar.

Në lidhje me këtë situatë, që ka ndodhur edhe herë të tjera në shkollën 9-vjeçare, por edhe atë të mesme, ku persona të paautorizuar shfrytëzojnë orët mësimore për të bërë politike duke cenuar dhe fyer fëmijë të tjerë, është njoftuar edhe zyra arsimore Vlorë. Ndërsa pritet reagimi i tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here