Rina Balaj është rikthyer në Instagram, një muaj e gjysmë pasi u zhduk nga ky rrjet social për shkak të problemeve me ish-menaxhmerin.
Reperja hapi zyrtarisht një llogari të re me emrin “isyourgirlrina” dhe tashmë ka arritur më shumë se 50 mijë ndjekës.
Fansat e kanë ndjerë shumë mungesën e saj dhe përmes një postimi ku u shfaq e veshur në veshje sportive, i ka falënderuar ata për të gjitha mesazhet që ia kanë dërguar gjatë kësaj periudhe.
“Faleminderit te gjithe juve qe m’keni shkru e m’keni bo mu ndi mir me mesazhet ma pozitive t’mundshme. Ju kom borxh arsyjen pse pauzova nga rrjetet sociale dhe nga muzika…”, ka shkruar Rina.
Reperja ka paralajmëruar gjithashtu një këngë të re në duet me Sin Boy.