“Taksë kush hyn në Tiranë”, Zhupa shpërthen ndaj Veliajt: Po diskriminon qytetarët, do që të zbatojë praktikën komuniste!

0
146

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,  i cili pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend propozoi vendosjen e një takse për të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Tiranë për të marrë shërbime të ndryshme.

Zhupa: Duhet sqaruar një gjë. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë paguajnë taksa që institucionet e Tiranës, pra që ministritë, gjykatat, apo institucione të ndryshme të Tiranës, të mbahen me rroga apo shpenzime të tyre operative. Pra të gjitha janë marrë nga buxheti i shtetit që vijnë nga taksat e qytetarëve të gjithë Shqipërisë, jo vetëm të Tiranës. Vërtet Ministria e Ekonomisë është e lokalizuar në Tiranë, por taksat ia jep gjithë Shqipëria që mbahen. Nëse ata vijnë në Tiranë për të konsumuar, ata i ofrojnë Tiranës para. Nëse vijnë në një hotel, resorant, apo çfarë do tjetër, paguhet. Ata paguajnë mjaftueshëm e taksa të tjera. Qytetarët nuk  mund të trajtohen ndryshe se janë nga një qytet tjetër nëse vijnë në një ministri. Pra nëse unë vij në ministrinë x të Tiranës, unë duhet të paguaj dy tarifa. Një se jam berates dhe po vij atje, dhe nje se kam për të marrë shërbimin.

Ky është parimi i diskriminimit të qytetarëve dhe pabarazisë së tyre para ligjit. Aq më tepër që kjo praktikë, të kujton praktikën komuniste. Ata që e kanë jetuar, e dinë mirë që të vije në Tiranë duhet të merrje leje, të regjistroheshe në një familje, të shkruje tek libri i shtëpisë dhe të të inventarizonin. Ky këtë praktikë e kthen ndryshe tani, don të inventarizojë duke marrë para. Para të cilat pastaj harxhohen në hotele luksi nga 800 euro nata dhe në tendera me Fusha.sh.p.k dhe oligarkë të tjerë të referuar të Tiranës. Prandaj unë jam kundër kësaj takse sepse në thelb nuk zgjidh gjë dhe nuk është në përputhje as me ligjin dhe as me Kushtetutën./ Ora News.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here