Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho tha se referendumi i propozuar nga ana e presidentit të vendit Ilir Meta është i nevojshëm, me qëllim që populli të vendosë për fatet e vendit.
“Parlamenti nuk është më i qytetarëve, sepse aty me bekimin e Rilindjes kanë hyrë kriminelë. Sot parlamenti ynë është ilegjitim. Referendumi është një mekanizëm shumë domethënës, që duhet të ishte aplikuar që kur nisi demokracia. Vjen si thirrje nga presidenti i Republikës, si i vetmi institucion legjitim në vend. Sot nuk ka më shumë institucione, s’ka ndarje pushtetesh, por pushteti abuziv tenton të kapë gjithçka. Kemi ekzekutiv të gjithëpushtetshëm. Duhen 5000 firma për të nisur referendumin. Pasi të ketë edhe një bashkëpunim, presidenti do të japë edhe një datë për referendumin. Mendoj se presidenti në kushtet që jemi, mendon se qytetarët duhet të marrin vetë në dorë demokracinë”, tha Xhixho./News 24