Denoncon Kryemadhi! KCK e ramës për prishjen e provave të SPAK….

 

“Rama e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi dhe në një bazë të trafikut të drogës. Ajo që sot linçoi, ishte një interpretim i lodhur dhe jo profesional. Rama po e bën çdo ditë e më shumë, që më zhgënjen si ish-pedagog i akademisë së Arteve”, tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së tha se paketa antiKÇK është një strukturë paralele me SPAK që kërkon të prishë provat.

“Sot që ngrihet SPAK dhe BKH, që është mbajtur peng prej 2 vitesh kryeministri na linçon paketën antiKÇK.

Me veprimin e sotëm që Rama kërcënoi edhe deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij tregon haptas orientimin përfundimtar që ama po i jep Shqipërisë drejt diktaturës.

Një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të shkatërruar provat për SPAK dhe për të penguar hetimin e veprave kriminale të Ramës, që nga koncesionarët e famshëm.

Sot dëgjuam se si kërkonte të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza të koncesioneve”, tha Kryemadhi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko