Nga Andi Bejtja
Sot lideri i mazhorancës në One Man Show, duke dashur të shndërrojë në viktima dhe jo përfitues të buxhetit dhe ekonomisë e të ashtuquajturit ‘oligarkë’…tha se 10 kompanitë kryesore sot paguajnë gati 10 herë më shume tatime se para 6 vjetësh….
Pyetja e pare që të vjen në mendje pa qenë ekonomist, pa analizuar sa ka paguar pjesa tjetër e biznesit atëherë dhe sa tani, sa kanë përfituar këto 10 kompani atëherë nga tenderat shtetërorë e sa tani, etj, etj, argumente….
Pyetja retorike që të vjen menjëherë ndërmend është: këto 10 kompani mos po përfitojnë dhjetëfish a me shumë nga tenderët shtetërore, PPP-të tani dhe rrjedhimisht paguajnë më shumë tatime… Dhe vetë ‘oligarkët’ qeshën më këtë argument dhe mbrojtje të pallogjiktë që u bëri Kryeministri.