Goditi arbitrin, përjashtohet basketbollisti i Tiranës

0
138

Basketbollisti Bruno Deliu i cili ditën e shtunë goditi me grushte gjyqtarin e ndeshjes Jurgen Muho është përjashtuar përjetë nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Basketbollit. 34-vjeçari i cili është pjesë e Tiranës, në një moment gjatë përballjes me Teutën humbi toruan si pasojë e një vendimi të arbitrit, duke reaguar në një formë tepër të shëmtuar. Për gjithçka ndodhi basketbollisti disa çaste më pas është arrestuar nga policia dhe në vijim pritet edhe masa që Gjykata e Durrësit do të marrrë ndaj sportistit. Pasi mbylli karrierën në basketboll, Deliu rrezikon të shkojë edhe në burg, si pasojë e ndryshimeve të reja në kodin penal. Deliu për veprimin e kryer rrezikon deri në pesë vite burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here