Propozimi i një drafti anti-KÇK nga ana e kryeministrit Edi Rama ka alarmuar analistët në Tiranë.
Analistët e kanë quajtur këtë hap, si të fundit drejt vendosjes së diktaturës
Sot Edi Rama e ka thënë me gojën e tij (gjoja në emër të luftës ndaj abuzimeve që po bëhen këto kohë) se anëtarët e kabinetit të tij, përkatësisht ministri i Rendit dhe ajo e Drejtësisë, marrin autoritet të kërkojnë pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkruan portali.
Sipas analistit, është për të vënë duart kokës që kryeministri bën një paketë për gjyqtarët, kur është vetë “koka” e kësaj bande. Ai tha se Rama duhet të kalojë i pari në veting.
Ndërsa mesazhin kërcënues të kryeministrit Edi Rama për të tijtë, që nëse nuk e votonin paketën, do të përjashtoheshin nga PS, Lubonja e komentoi kështu: “Ata veten në qafë paçin, nëse e ndjekin. Me këtë që po bën, ai nuk ka sensin e shëndoshë të realitetit”.