Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë pas pak në një prononcim për media. Nga zyra e Presidencës, njoftohet se Meta do të japë një prononcim për media në orën 19:00.
Prononcimi do të mbahet tek institucioni i Presidencës, ndërsa nuk jepen detaje mbi deklaratën e Presidentit. Ajo që dihet është se Meta iu ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin në një tubim më 8 dhjetor, në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë.
Presidenti është përplasur ditët e fundit me qeverinë dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi lidhur me mënyrën si po përzgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.