Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Disa të rinj janë përleshur mes tyre dhe shkak ka qenë një vajzë.
Mësohet se disa të rinj kanë dhunuar barbarisht një të ri në zonën pranë pallatit të kulturës.
Një grup djemsh kanë pritur një djalë jashtë Pallatit të Kulturës, ku njëri prej tyre ka hyrë dhe e ka thirrur “hajde të bëjmë një foto”, ai e ka kuptuar që do e dhunonin dhe nuk ka dalë. Prandaj, ata kanë hyrë brenda dhe e kanë goditur pa ndalim.
Në atë moment, vajza e cila mendohet se ka qenë “molla e sherrit” ka tentuar të shpëtoj të riun, por nuk ka mundur dot dhe ka humbur ndjenjat. Është dashur ndërhyrja e personave të tjerë për të shpëtuar të riun, ndërsa për vajzën është thirrur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital