‘Flamujt ngrihen në gjysmështizë’/ Kosova shpall ditë zie në nderim të viktimave

0
223

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë.

Kjo në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.

 Lajmi raportohet nga Gazeta Express që citon Zyrën për komunikim me publikun pranë presidencës, ku në një komunikatë për media njoftohet se dita e nesërme do të jetë ditë zie në Kosovë.

 

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.

 

Flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here