Basha bën deklaratën e fortë nga Thumana/ Qytetarët kanë nevojë për mbështetje reale jo shfaqje dhe llafe

0
124

Lulzim Basha ishte sot krah qytetarëve të Thumanës nga ku bën edhe  thirrje për soldiaritet familjar.

Ai shprehet se ka kerkuar që dje shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshm, por mungoi përgjigja e menjëhershme nga kryeministri Rama. Basha thotë se është momenti që nismat nga qeveria mos të mbetet vetëm shfaqje dhe llafe.

“Prioritet janë qytetarët. Duhet sa më shpejtë të finalizohet operacioni këkrim-shpëtimit. Qytetaret kanë nevojë për mbështetje reale. Moti është i ftohtë dhe kushtet të mjerueshme. Qeveria të marr masa që asnjë familje mos të mbetet në çader në këtë dimer të ftohtë.Së fundmi të bëhet e mundur evidentimi i të gjithë ndërtesave të shkatërruara dhe të ndërtohet një plan për strehimin përfundimtar për të prekurit nga tërmeti.”

Basha shprehet gjithashtu se falenderon të gjithë qytetarët për kontributin e tyre, edhe pse kjo është përgjegjësi kryesore e organeve qeverisëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here