Gjendet një tjetër trup i pajetë në zonën e ish-Kënetës

0
133

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë Righter ka tronditur Shqipërinë, ndërsa ka shkaktuar edhe viktima të shumta.

Pikërisht në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, sapo është nxjerrë nga rrënojat trupi i pajetë i një viktime. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se viktima është anëtare e familjes Lala. Kjo familje ka shumë anëtarë që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar.

Po ashtu, nga terreni raportohet se janë ende 5 trupa nën rrënoja në ish-Kënetë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi para pak çastesh se zyrtarisht kanë ndërruar jetë 28 vetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here