Tragjedia e djeshme e ndodhur në Shqipëri, la pas viktima të shumta dhe qindra të plagosur. Gjithë rajoni dhe më tej janë solidarizuar me Shqipërinë duke dërguar forca dhe ndihma të ndryshme.
Ditën e sotshme Italia dërgon në Shqipëri ekipin e mjekëve.
Ata kanë mbërritur pak më parë në Rinas bashkë me pajiset mjekësore të specializuara për raste emergjencash.
Ata janë nisur drejt zonave të prekura nga tërmeti.