Këngëtari italian koncert në ndihmë të të prekurve nga tërmeti: Kam jetuar me ata…

0
194

Një koncert për të ndihmuar Shqipërinë dhe të dëmtuarit e goditur nga tërmeti.

Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit Pupo, është ndër të parët nga këngëtarët italianë që përcjell mesazh në Instagram e Twitter për popullin shqiptar,

 ‘Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm’, shkruan këngëtari.

 

 I pyetur më pas nga Corriere di Arezzo, Pupo thotë se është i gatshëm ‘për çdo iniciativë serioze profesionale në mbështetje të Shqipërisë. Si personale, ashtu edhe me kolegët e tjerë’.

‘Jam gati të jap një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj’.

Eksperienca e Pupos në Shqipëri ka qenë pesë vjet më parë, kur pranoi ofertën e Agon Channel, në nëntor 2014.

‘Kam qenë gjashtë muaj atje dhe ishte fantastike. U njoha me shqiptarë, kulturën e tyre, traditat. I thashë po sipërmarrësit Francesco Becchetti dhe udhëtoja shpesh mes Italisë e Tiranës, ku ishin studiot. Drejtoja disa lojëra dhe në fund, kur ishim afër Krishtlindjeve, organizova një darkë të madhe për gjithë trupën që përbëhej nga rreth 100 persona’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here