Sapo ishte kthyer nga Anglia, nxirren nga rrënojat babë e bir…(Video e rëndë)

0
124

Ka shkuar në 27 numri i viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4, me intesitet rreth 9 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Babë e bir, janë nxjerrë sot nga rrënojat e një prej pallateve që është rrafshuar në zonën e Thumanës, ndërkohë që familjarët e tyre kanë ngritur vajin për këtë tragjedi të jashtëzakonshme njerëzore.

Faxweb.al raporton se mëngjesin e sotëm u nxorrën nga rrënojat, Klement Cupi 34 vjeç, dhe babai i tij, Hajedini 67 vjeç. Klementi kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku punonte prej disa vitesh si emigrant.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spitalin e Traumës dhe 25-vjeçari Saimir Gregu, i cili u gjet dje në gjendje të rëndë në rrënoja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here