Shkundet Greqia, profesori: S’ka lidhje me tërmetin në Shqipëri…

0
122

Pikërisht një ditë pas tërmetit në Shqipëri, atëherë kur Greqia po diskutonte nëse ai do kishte efekt zinxhir në vendin e tyre, fqinjët tronditen nga një tërmet.

Tërmeti goditi pranë ishullit të Kretës dhe kishte një fuqi prej 6.1 ballë. Të dhënat e para thonë se nuk ka të dëmtuar nga tërmeti.

Sizmiologët kanë nxituar të qetësojnë banorët, duke thënë se nuk ka vend për shqetësim.

Profesori Akis Tselentis tha se tërmeti nuk ka lidhje me tërmetin në Shqipëri.

Është një tërmet i pavarur nga ai shqiptar edhe për shkak të thellësisë fokale- rreth 70 kilometra. Nuk do të ketë vazhdimësi. Një tërmet i tillë ndodh njëherë e përgjithmonë. Për më tepër, tërmetet e tilla ndjehen gjerësisht për shkak të thellësisë së madhe,” tha Tselentis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here