Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli anulon vizitën e tij zyrtare në Tiranë
Gazetarja Erisa Zykaj bën të ditur se vizita e presidentit Sassoli pritet të shtyhet në janar.
Vizita e presidentit të Parlamentit Europian ishte planifikuar në 2 dhe 3 dhjetor me mesazh kryesor inkurajimi për qytetarët shqiptarë për të mos humbur shpresën drejt rrugëtimit evropian dhe se Bashkimi Europian mban dyert e hapura për qytetarët shqiptarë.