Faleminderit Kosova! Pacolli dhuron një milion euro për të prekurit nga tërmeti

0
113

 

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re Behxhet Pacolli dhunon 1 milion euro për banorët e prekur nga tërmeti në vend.

Në një postim në Facebook, Pacolli shkruan se ka vendosur së bashku me familjen e tij të dhurojë 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura. Pacolli thotë se kjo është më e pakta që ai dhe familja e tij mund të bëj për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here