ISHMT: Bëni kujdes, verifikoni ashensorët pas çdo tërmeti!

0
135

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut njoftoi në Fb se ashensorët që pas verifikimeve janë konstatuar të sigurtë dhe pa probleme inxhinierike, mund të vendosen në punë, por, “kujdes! – paralajmëroi ISHMT. –  Pavarësisht këtij lajmërimi, duke qënë se jemi në moment të lëkundjeve të vazhdueshme sizmike, në rastin e goditjeve të larta sizmike të mundshme, verifikimi duhet të ripërsëritet dhe ashensori nuk duhet të vendoset në punë deri sa të realizohet sërish ky proces.

Duke shpresuar në mospërsëritjen e ngjarjes së ndodhur, kërkojmë përgjegjshmëri maksimale nga administratorët/instaluesit/ndërtuesit/personat përgjegjës!

 Siguria e Jetës është e para dhe për të duhet të kujdesemi të gjithë!

 Ky njoftim për t’u zbatuar nga personat përgjegjës lëshohet për instalimet në zonat e prekura në Tiranë dhe qytetet e tjera duke përjashtuar Durrësin, Thumanën dhe zonat e tjera në epiqëndër të tërmetit, ku instalimet sipas vlerësimeve të deritanishme kanë pësuar dëmtime serioze dhe duhet të kalojnë një vlerësim të detajuar dhe të specializuar.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here