Kryemadhi: Të lutemi për Shqipërinë dhe flamurin! Të besojmë te lutja jonë…

0
140

Nga Monika Kryemadhi

28 Nëntori i Pavarësisë na gjeti të gjithëve në mes të një fatkeqësie që s’do donim ta përjetonim kurrë.

Megjithatë, viti i 107-të i Shqipërisë së pavarur na gjeti të bashkuar sërish si në 28 Nëntorin e 1912.

Ky 28 Nëntor na mëson se dashuria, solidariteti dhe mbështetja për njëri tjetrin, janë e vetmja forcë që na ndihmon të kalojmë këtë fatkeqësi të madhe.

Shqiptarët kudo që ata ndodhen, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora kudo në botë, janë sot më të bashkuar se kurrë dhe më solidarë se kurrë për përballimin e kësaj fatkeqësie shumë të rëndë, dhe të gjithë dhanë e po japin provën se çfarë krenarie është të jesh shqiptar dhe çfarë krenarie është Flamuri Kuq e Zi.

Të lutemi për Shqipërinë dhe Flamurin tonë si dhe të besojmë te lutja jonë për kalimin sa më parë të kësaj tragjedie dhe kthimin sa më parë të qetësisë dhe paqes në shpirtin e çdo shqiptari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here