Pas termetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 40 numrin e tragjedisë, 45 të shpëtuar dhe mbi 650 të lënduar.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, iu është përgjigjur menjëherë kërkesave që i kanë drejtuar sot banorët e Sukthit, të dëmtuar nga tërmeti, që janë strehuar në tenda. Gjatë vizitës që Meta iu bëri atyre për t’i parë në ishin akomoduar siç duhej, mësoi se kishin nevojë për shtretër. Shtretër, për shkak të lagështirës së këtyre ditëve. Meta i garantoi se 200 krevate portative do t’u silleshin shumë shpejt.
Në vazhdim, Meta udhëtoi drejt Vlorës për Ditën e Pavarësisë, ku prej atje dha një tjetër deklaratë duke theksuar rëndësinë e të qenit sëbashku në këto ditë të vështira, por edhe në jetën e përditshme, sidomos të forcave politike, për të përmbushuar aspiratën e shqiptarëve për anëtarësim në BE.