E RËNDË/ Kryetari Bashkisë Lezhë kërcënon gazetarët, nëndrejtori i policisë iu ndalon hyrjen në kampin e Laçit

0
142

Duket se gazetarët janë vënë në “tabelë e qitje” nga mazhoranca. Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme paralajmëroi disa media se nëse do të vijojnë të përhapin panik me lajmet e tyre, atëherë do të mbyllen derisa të kalojë kjo periudhë dramatike për vendin pas tërmetit 6.4 ballë.

Kërcënimeve të Ramës iu është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili iu tregoi gazetarëve prangat nëse do të ketë abuzime me lajmet. Por si për ta rënduar më tej situatën, pas kërcënimeve të Ndreut, nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka ka dhënë një urdhër që gazetarët të mos futen në kampin e ngritur në Laç për banorët e prekur nga tërmeti.

Në këtë mënyrë gazetarët po pengohen të bëjnë punën e tyre dhe të pasqyrojnë situatën. Kujtojmë që ditën e djeshme u proceduan penalisht 2 administratorët e medias “JOQ”.

Gjithashtu, një telefonatë aspak miqësore ka marrë dhe gazetari i Fax News Martin Marku nga vetë kryebashkiaku, Ndreu i cili e ka paralajmëruar të ketë kujdes në raportime dhe se ‘vala’ e Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore mund të ‘marrë me vete’ dhe reporterët që raportojnë jo atë që prezantojnë drejtuesit e institucioneve qofshin vendore apo qendrore.

Faxweb.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here