Nga Kastriot Islami
Pas katastrofes dhe pasi shume qytetare kane humbur te dashurit e banesat e tyre, kudo mbreteron heshtja e paniku ne te tashmen dhe frika e pasiguria per te ardhmen.
Duhet pa asnje dyshim bashkim e reflektim per te tejkaluar kete gjendje te veshtire..
Ne keto momente te para duhet bashkim/koalicion per veprim por ne heshtje, duke i lene vendin eksperteve e specialisteve te veprojne, te flasin e te sqarojne e qetesojne qytetaret dhe gazetaret te bejne transparencen se fjalet e thirrjet e politikes krijojne nervozizem, revolte dhe reagim…
Ne nje faze te dyte do te duhet bashkim/koalicion per vleresimin e situates dhe eleminimin e pasojave sipas prioriteteve me nje transparence e humanizem ekstrem, vecanerisht pa asnje vonese te atyre familjeve qe kane humbur te dashurit e tyre apo banesat.
Shume shpejt do te vije momenti i bashkimit/koalicionit per te percaktuar dhe ndeshkuar pergjegjesit kryesore sepse pasojat e kesaj katastrofe natyrore lidhen edhe me mekatet njerzore te atyre qe jane pasuruar me lejet e ndertimit dhe kane “vrare” prej 30 vjetesh ekspertet, profesionistet, profesoret per te drejtuar vendin dhe ndare parate e dyshimta me injorantet, hajdutet, sharlatanet, kriminelet, trafikantet e oligarget e manjatet e medias…
Shenim: ky duhet jete vetem bashkim/aleance/koalicion i njerzve te ndershem, i profesionisteve, te afteve, patrioteve te vertete, nje pjese e madhe e te cileve jane spostuar apo eleminuar gjate ketyre 30 vjeteve nga sharlatanet, injorantet, mashtruesit, hajdutet.