Mediat greke i kanë dhënë jehonë lajmit dhe videos ku komandant i Seksionit të Rendit shfaqej duke zbarkuar në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura për të prekurit nga tërmeti.
“Newsit.gr”, “CNN.gr”, “Traumatico.gr” e shumë të tjerë kanë publikuar videon e Dosja.la ku shihej se si komandanti Altin Zeka, i emëruar në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, zbarkon çantat me ndihma bashkë me gruan e tij, Valbona Zeka, pedagoge në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.
Në artikull shpjegohet gjithashtu skema e përdorur nga Zeka që u ndihmua nga kunati i tij Arben Taulla, zjarrfikës dhe me anë të një furgoni policia, ndihmat i dërgoi për t’i fshehur në shtëpinë e vjehrrës.
Dosja.al e raportoi dy ditë më parë ngajrjen e ndodhur në Tiranë. Në videon e filmuar dhe dërguar në redaksinë e JOQ, shihej se si komandati Altin Zekaj, me detyrë shefi i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, kishin marrë dhe dërguar në banesën e prindërve të tyre, plot 15 qese me ushqime të paketuara me ambalazhin e fondacionit “Fundjava Ndryshe” dhe 7 batanije.
Zeka, gruaja e tij dhe kunati ranë në pranga. Në dëshminë e tij komandati tregoi se ndihmat i donte për efektivët e tjerë në nevojë dhe se gruaja e tij ishte ofruar t’ja gjente.