Rama në FB me Ramën në jetën reale!! Sjellja e dyzuar…

0
150

Që kryeministri Edi Rama është sfilitur në këto ditë të vështira post tërmetit, kjo është e dukshme në çdo komunikim të tij publik, e veçanërisht me mediat, por ne nuk e dimë nëse e ka nga inspektimi i të gjitha zonave të prekura nga lëkundjet e fuqishme, apo nga përpjekjet për të fituar pikë në ditë të tilla fatkeqësie për vendin.

Mirëpo nëse e vërejmë me vëmendje, sjellja e Ramës është qartësisht e dyzuar, para dhe pas kamerave. Në një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet gjatë ditës së djeshme, Rama shihet sesi shtyn me përçmim zëvendësin e tij Erion Braçe, që duket ta ketë lodhur tërmeti dhe më shumë se shefin e tij.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Ramën drejt kësaj sjellje me “të voglin” Braçe, por ky i fundit është tërhequr disa hapa më pas, në Lezhë duke ia lënë të gjithë skenën të ‘’madhit”.

Përcaktimin i madhi dhe i vogli, që të mos keqkuptohemi nuk e kanë shpikur mediat, por vetë krerët e qeverisë, që e kanë bërë publik këtë etiketim në rrjetet sociale.

Pak orë pas shtyrjes Rama ka postuar një foto në FB ku thotë se Braçe ishte i shqetësuar për të madhin, pra për vetë Ramën, duke qenë se nuk ishte ushqyer në këto ditë të vështira dhe po futet në ujë nga dhimbja e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Pak orë në mes, sa ndryshime në marrëdhënie, le të shpresojmë që shfryrja e nervave të Ramës të ketë qenë momentale, për të mirën e të voglit…/FaxNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here