Ramës i ikën situata nga kontrolli, tërbohet me banorët dhe Veliajn…

0
147

Kryeministri Edi Rama doli të takohej me banorë të prekur nga tërmeti në zonën e Kombinatit në Tiranë, por e gjeti veten të rrethuar nga kaq shumë ankesa, sa reagoi me zemërim ndaj banorëve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e kishte pranë.

Pasi dëgjoi shumë ankesa nga njerëz që kërkojnë të mësojnë se çfarë zgjidhje u ofron, Rama shpërtheu:

“Të lutem se më doli shpirti, më lini t’iu sqaroj, më doli shpirti mo, të lutem se s’kam më fuqi mo.

Boll tani, o Erion boll edhe ti, më lini që të flas. Shkoni te të afërmit, nëse nuk doni të shkoni në qendrat sociale, mos flini nëpër makina, se do t’iu bëhet mendja si makinë e prishur”, ishin disa nga thirrjet e Ramës për banorët që ishin mjaft të shqetësuar për fatin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here