Kosova ishte aty e para për të ndihmuar vendin tonë.
Kjo lodër e mbetur në gërmadhat e pallatit 5 katësh në Thumanë që mori dhjetëra jetë, pa kursyer as fëmijë, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vizitoi mbrëmjen e sotme banorët e kësaj njësie administrative.
Haradinaj në Thumanë, në vendin e dhimbjes për çdo shqiptarë që humbi më të dashurit e tyre nga tërmeti me pasoja tragjike, për t’u shprehur solidarë por edhe për t’ua zgjatur dorën bashkëkombësve tanë.Ajo që po e bën Kosova, populli i saj, është njerëzore, sepse ne ndajmë gëzimin sikurse edhe tash të keqen bashkë. Kujdesi ynë nuk do të mungojë.Ndjenjë e veçantë se sa shumë jemi për njëri tjetrin, në çdo kohë!
Vlen të theksohet se të gjithë strukturat e shtetit të Kosovës, partitë politike, biznesmenët, por edhe qytetarët të thjeshtë kanë treguar mobilizim të jashtëzakonshëm duke u gjendur pranë qytetarëve shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.