Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se është n djeni të situatës së krijuar pas tërmetit tragjik që ka tronditur vendin. Ajo tha se BE gjendet në krah të shqiptarëve
Me anë të një postimi në “Twitter”, Ursula von der Leyen shkruan se ditën e mërkurë do të udhëtojë për në Shqipëri Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič, i cili do ta mbajë të informuar rreth situatës.
Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter:
“Sapo fola me kryeministrin shqiptar Edi Rama i cili më tregoi për situatën e vështirë pas tërmetit. Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim.
Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič do të udhëtojë në Shqipëri ditën e mërkurë. Unë i kam kërkuar të më mbajë të informuar rreth situates.”