Xhemali pa shtëpi, mesazh Ramës: S’kam frikë ta them, po bëjnë allishverishe!

0
151

Xhemal Masha, një banor i Shkafanes në Durrës, që ka mbetur pa shtëpi prej tërmetit,  i ka bërë një thirrje emocionale Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta që të marrin masa e të mos lejojnë allishverishet që po bëhen me ndihmat e ardhura nga bota për të dëmtuarit nga tërmeti, duke theksuar “në rast se i kanë dalë për Zot, vendit” apo “nëse e duan Shqipërinë, siç thonë”.

Ndiqni mesazhin e fortë të Xhemalit për SYRI.TV: “Ju keni ardhur për të verifikuar dëmet e fshatit tim. Ju kanë caktuar njerëzit kompetentë…- e nis fjalën Xhemali me gazetarët. –  Por këtu nuk ka ardhur asnjë njeri të pyesë për ne.  Na kanë prurë nga një çadër verore dhe hyn shiu krejt brënda. Mua më është dëmtuar shtëpia, është e pabanueshme.  Unë jam jashtë, që kurse ka filluar tërmeti i parë dhe deri tani e njerëzit janë frikësuar.

Unë kam njoftuar edhe Durrësin dje, morën numrin e telefonit, emrin: kush nuk ka ardhur! Mos të bien partiakë, mos të bien njerëz që po vjedhin ndihma, që po i çojnë në vende ku i duan ata.

Populli është fukara, është jashtë. Të shikohet mirë, kush është i dëmtuar, ta ndihmojnë. Se mos të kujtojnë se nuk i merr vesh Edi Rama këto gjëra. Ka për t’i marrë, se është kryeministër. Në rast e i ka dalë për Zot vendit. Në rast se i ka dalë, edhe njëherë  i them Kryeministrit shqiptar: Verifikoji partiakët e çdo lloj partie,  të tuajt para dhe të kujtdo  qofshin, se po bëjnë allishverishe me ndihmat që po na bie bota, këta i shpërndajnë natën, i vjedhin, dhe i çojnë në destinacione të gabuara dhe thonë “na i kanë vjedhur!” Ndaj ndiqe hajdutin dhe spiunin, se njëlloj janë ata, vëllezër: vjedh vetë dhe spiunon tjetrin.

Ndaj i bëj thirrje edhe njëherë Kryeministrit shqiptar, Presidentit të Republikës, t’i vejë dorë Shqipërisë, se po na ndihmon gjithë bota.

Bota bie dhe këta vidh. Quhem Xhemal Masha, nuk kam frikë, veç Zotin e madh, të dalin e të përballen me ne.

Në rast se ka Kryeministër, jo dredharak, jo vushkalaq, jo interesaxhi, ta rregullojë Shqpërinë.

I bëj thirrje edhe Presidentit të Republikës e është hera e fundit: në rast se do ta shpëtojë Shqipërinë, nga skoriet, nga kriminelët, nga banditët , nga hajdutët, vëri dorë Shqipërisë dhe popullit tënd në rast se e do Shqipërinë siç ke thënë. Kaq kisha. Unë quhem Xhemal Masha dhe njëhërë tjetër dhe nuk kam frikë, vetëm Zotin!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here