Kryemadhi me banorët e prekur nga termeti, merr pjesë në meshën e së dielës…

0
150

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi ka qenë pranë banorve të Laçit gjatë ditës sës otme.

Njoftimin për këto takime ajo e ka bërë në facebook ku tregon edhe se ka marrë pjesë edhe në meshën e së dielës, të mbajtur në Kishën e Shën Mhillit.

Ja potimi i plotë:

Sot, pas disa takimeve me familjet e prekura nga tërmeti në Laç, mora pjesë edhe në meshën e së dielës, të mbajtur në Kishën e Shën Mhillit.

Në atë sallë kishte shumë solidaritet. Qytetarët ishin shumë më pranë me njëri-tjetrin, se në çdo të dielë tjetër.

Lutjet ishin për viktimat e tërmetit dhe për t’i dhënë forcë gjithkujt që është përballur me këtë fatkeqësi, atyre që janë të plagosur, familjarëve që kanë humbur të afërmit dhe atyre që iu janë shkatërruar shtëpitë.

Shqiptarët gjatë shekujve janë vënë në provë nga shumë fatkeqësi, por ata ia kanë dalë t’i kalojnë sfidat me të cilat janë ndeshur, duke iu gjendur në krah njëri-tjetrit, me besimin në Zot dhe me dashurinë për jetën.

Sot më shumë se kurrë është koha të jemi pranë gjithkujt, që ka nevojë. Të kthejmë besimin te Zoti dhe te vazhdimësia e jetës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here