Nga Akil Kraja
Doreheqja e Kryetares se Bashkise se Durresit detyron formalisht Presidentin te dekretoje nje date zgjedhjesh vendore te re per Durresin, date e cila mund te perdoret si pretekst nga KQZ dhe per zgjedhjet ne Shkoder e Vore per shkak te humbjes se mandateve te dy kryetareve dhe ne keto qytete.
Nese Presidenti dekreton nje date per te zgjedhur Kryetarin e ri te Bashkise Durres, ai legjitimon 30 qershorin. Kjo nuk ka per te ndodhur. Per pasoje, rilindja do ta sulmoje me te gjitha baterite duke e shpallur “armik i popullit” qe po pengon operacionet e shpetimit te bashkise Durres post-termet duke vonuar zgjedhjen e nje Kryetari te ri te Bashkise.
Nisur nga ky konflikt i ri potencial per daten e zgjedhjeve ne Durres, Parlamenti mund te tentoje te pershpejtoje daten e shkarkimit te Presidentit dhe te ece perpara duke vendosur unilateralisht nje date zgjedhore per te tre bashkite.
Opozita nuk do te kete asnje alternative vecse ti refuzoje serisht keto zgjedhje te pjesshme vendore, cka do te ndiqet nga sulmet e rradhes se ne si opozite, nuk jemi te angazhuar tek rimekembja post-termet.
Me pak fjale, te mos hamendesojme se doreheqja e Kryetares se Bashkise Durres mund te permblidhet vetem tek nje akt moral politik i larte.
Nisur nga sa me siper, duket sikur doreheqja eshte nje strategji e paster per te shtuar krizen poltike dhe kapjen e pushtetit nga “rilindja”.
Pa kaluar ende trauma e 26 nentorit, pa u konsoliduar ende strategjia e rimekembjes, dhe pse jemi ende ne zi kombetar per jetet e humbura, dhe pse jane me mijera familjet ne qiell te hapur… akti i doreheqjes se Kryetares se Bashkise Durres simbolizon sa shume politika ne Shqiperi aktualisht eshte nje teater meskin, anti-njerezor, i genjeshtert dhe abuziv me besimin qe njerezit i kane dhene perfaqesueseve te tyre. Shqiptaret jane te tradhetuar ne cdo akt te pushtetit aktual.
Nuk do te kisha dashur kurre qe ne nje situate te tille tragjike, te beja postime politike, larg sfidave te verteta te terrenit, dhimbjes se njerezve e traumes kolektive qe po kalojme.
Por duhet!
Duhet pasi mbyllja / censurimi i platformes JOQ, arrestimi i nje vajze te re per nje status, vete-censurimi i te gjitha mediave mbi shkallen e vertete te demeve, abuzimi me ndihmat, monopolizimi i hapesires publike me monologjet autoritare te nje KryeShowMan-i…. shtoi ketu tentativen “noteriale” per te kapur Gjykaten Kushtetuese perpos kapjes se parlamentit e bashkive mono-partiake tashme te perfunduar me sukses, gjithcka sot ne Shqiperi po vertitet rreth fjales #diktature.
Dhe druaj shume, se perballe frikes qe sjell shkaterrimi nga termetet e krizat humanitare, njerezit mund te tundohen nga balanca e gabuar : le te shpetojme koken por kush e ka mendjen tek diktatura…
Dhe nese e refuzojme ta shohim realitetin me sy, atehere dramat si e sotmja vetem sa do te shtohen, do te perseriten, do te shumefishohen… kjo, pasi diktaturat mbahen ne kembe vetem nga nje fjale : frika!